Site icon Telegrafi

Transportonte 31 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 35-vjeçari nga Kosova në Rrugën e Kombit

Policia e Shtetit ka njoftuar sot arrestimin e një shtetasi nga Kosova, 35 vjeç, në Rrugën e Kombit pasi u kap duke transportuar 31 emigrantë të paligjshëm me furgon kundrejt pagesës prej 900 eurove për person.

Sipas njoftimit të policisë, drejtuesi i furgonit kishte me vete edhe një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.

“Si rezultat i këtij operacioni, në autostradën “Milot – Morinë”, shërbimet e Policisë kanë identifikuar dhe ndaluar automjetin furgon, me drejtues shtetasin S. O., 35 vjeç, banues në Kosovë, për veprat penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”. Pas kontrollit në këtë automjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur 31 emigrantë nga vendet Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut, të cilët 35-vjeçari po i transportonte në mënyrë të kundërligjshme, kundrejt pagesës 900 euro për person”, njofton policia. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version