Policia e Tiranës njoftuar sot se ka përmbyllur operacionin e koduar “Tranzit 23”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufijve.
Sipas policisë, ka rënë në pranga shtetasi I. L., 46 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kapën në flagrancë duke transportuar 10 emigrantë të paligjshëm.
Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi A. L., 40 vjeç, banues në Shkodër.
Këta shtetas janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në Kamzë, duke transportuar me një minibus, 10 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishin premtuar, kundrejt shpërblimit monetar, transportimin nga Tirana në drejtim të Hanit të Hotit, me qëllim kalimin e tyre në Mal të Zi, me destinacion final vendet e BE-së.
Policia ka njoftuar se janë proceduar penalisht edhe 10 emigrantët, për kalim të paligjshëm të kufirit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/