Telegrafi

Transportojnë dru ilegalisht në Gjilan, pengojnë zyrtarët policor në kryerjen e detyrës

Dy persona duke transportuar dru pa dokumente përcjellëse me kamionët e tyre kanë bllokuar rrugën me gurë dhe drunjtë, duke i penguar zyrtarët policorë në kryerje të detyrës.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 14:30 në fshatin Zhegër, Gjilan.

Siç thuhet në raport, njëri prej tyre është ndaluar dhe me vendim të prokurorit drutë u janë konfiskuar ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/