Një pronar shtëpie është shprehur i tmerruar pasi një kompani mobiljesh e la divanin e tij të ri të bllokuar në shkallë dhe ia shkatërroi muret.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Luke Ansell, 27 vjeç, sapo ishte zhvendosur në shtëpinë e tij të re kur bleu divanin prej 2,000 £ (rreth 2300 euro) që iu dorëzua javën e kaluar.
Ai tha se dërguesit e siguruan atë se kanë bërë bartje të rënda shumë herë dhe pa probleme por se në këtë rast e braktisën krevatin ‘gjigant’ në gjysmë të rrugës në shkallë.
Luke i shpërndau fotografitë në Facebook dhe katër “anëtarë të dashur të komunitetit” erdhën për ta ndihmuar atë ta lëvizte dhe ta dërgonte lart.
Drejtori i shitjeve Luke, nga Bournemouth, Dorset, tha: “Sinqerisht ishte e pabesueshme”. /Telegrafi/