Telegrafi

Transporti, djegiet dhe industria – ndotësit më të mëdhenj të ajrit në Kosovë

Foto: Ilustrim

Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, ka bërë të ditura burimet prej nga më së shumti ndotet ajri në Kosovë.

Sipas AMMK-së, në përqindje më të madhe djegiet e vogla si ngrohja nëpër shtëpi, banesa e shërbime tjera janë ndotësit më të mëdhenj të ajrit.

Pastaj është industria, pra industria prodhuese, e energjisë, gurore, ndërkaq në fund janë transporti dhe bujqësia.

Në tabelën me të dhënat e publikuara thuhet se emetimet e grimcave të ngurta të pluhurit PM10, bëhen 49% nga djegiet e vogla, 37% nga industria, 11% nga transporti dhe 3% nga bujqësia.

Emetimet e grimcave të ngurta të pluhurit PM2.5, më së shumti bëhen nga djegiet e vogla 68%, pastaj nga industria 24%, transporti 7% dhe bujqësia 1%.

Kurse, emetimet e dyoksidit të azotit NO2, bëhen më së shumti nga industria 57%, transporti 30%, bujqësia 9% dhe djegiet e vogla 4%. /Telegrafi/