Site icon Telegrafi

Transport publik falas për pensionistë, Arsovska thotë se do të fillojë në fund të marsit

“Deri në fund të muajit mars, pensionistët do të kenë përsëri transport publik falas”.

Këtë e tha kryetarja e Bashkisë së Shkupit, Danela Arsovska, e cila shtoi se edhe përkundër asaj që Ndërmarrja për Qarkullim Publik është në gjendje të rëndë ekonomike, masa për transport publik falas për pensionist do të realizohet.

“Në dëm të qytetarëve asnjëherë nuk do të veprohet. Unë besoj se drejtori i Ndërmarrja për Qarkullim Publik i cili në gjendje të shkatërruar e gjeti ndërmarrjen dhe vazhdimisht përballet me obstruksionet të panumërta, atë që e ka premtuar dhe atë që e ka thënë dhe që ka kaluar në seancë të Këshillit të Qytetit të Shkupit do të realizohet. Në gjysmën e dytë të muajit mars fillohet më këtë masë për transport publik për këtë kategori të qytetarëve”, tha Danella Arsovska.

Exit mobile version