Site icon Telegrafi

Transmetuesi i muzikës PPL publikon listat vjetore – Rita Ora është artistja e shtatë më e dëgjuar e vitit 2019 në Mbretërinë e Bashkuar

Rita Ora (Foto: Noam Galai/Getty Images/Guliver)

Sukseset për këngëtaren shqiptare me famë botërore, Rita Ora, nuk kanë të ndaluar.

PPL, që është kompania e licencimit të muzikës në Mbretërinë e Bashkuar për mbi 110,000 interpretues dhe regjistrues të drejtash, ka publikuar së fundmi listën e 10 artistëve më të transmetuar të vitit të kaluar.

Nga kjo listë e cila në vendin e parë udhëhiqet nga Ed Sheeran, e shtata renditet shqiptarja e njohur ndërkombëtarisht, Rita Ora.

Ka qenë vet artistja e lindur në Prishtinë, ajo e cila në disa fotografi të shpërndara me ndjekësit në Instagram nga njoftimi i PPL, ka falënderuar këta të fundit dhe fansat e saj për këtë sukses.

“Faleminderit të gjithëve që më bëtë artisten e shtatë më të transmetuar në Mbretërinë e Bashkuar të vitit 2019! Unë vërtet e vlerësoj të gjithë mbështetjen e vazhdueshme për gati 10 vjet! Faleminderit për vazhdimin e dëgjimit dhe vallëzimit të muzikës sime. Unë ju shoh të gjithë dhe porositë tuaja, një ditë tjetër në studio sot dhe kam më shumë muzikë të re që do të vijë së shpejti”, ka shkruar Ora e lumtur pas këtij suksesi.

Foto: PPL

Por nuk mbaron këtu pasi shqiptarët kanë një arsye më shumë për t’u gëzuar rreth rezultateve vjetore të PPL.

Në listën e 190 këngëve më të transmetuara të vitit, po në vendin e shtatë gjendet një tjetër shqiptare, e ajo është këngëtarja me prejardhje nga Shqipëria, Ava Max, me këngën e saj shumë të suksesshme “Sweet but Psycho”. /Telegrafi/

Foto: PPL
Exit mobile version