Telegrafi

Transmetoi drejtpërdrejt ndërhyrjet estetike në TikTok dhe “argëtohej” në vendin e punës, kirurges plastike nga Ohio i merret licenca e mjekes

Një kirurge plastike në Ohio, e cila u turpërua në TikTok, po kërkon t’i rikthehet licenca mjekësore pasi iu ndalua pas transmetimit të drejtpërdrejtë të operacioneve të saj dhe shakat që i bënte në vendin e punës.

Dr. Katharine Roxanne Grawe u pushua nga puna në nëntor, pasi bordi shtetëror mjekësor zbuloi se ajo kishte shkelur procedurat standarde, transmeton Telegrafi.

Ajo tani po shpreson se do t’i rikthehet licenca, e vendimi për këtë pritet të merret në korrik. Grawe është e njohur për mijëra ndjekësit e saj në rrjetet sociale si ‘Dr Roxy’, dhe shumë nga klientët e saj erdhën tek ajo pasi u lanë të impresionuar nga videot në TikTok.

Në një nga videot e TikTok që shpërndau në faqen e saj në YouTube, ajo diskutoi pse transmetoi drejtpërdrejt operacionet, duke argumentuar se ishte argëtuese për pacientët që të mund të shikonin përsëri procedurat e tyre.

“A i transmetojmë direk operacionet. Po, ne po. Ne i tregojmë operacionet tona çdo ditë në Snapchat. Pacientët duhet të vendosin nëse duan të jenë pjesë e tij. Dhe nëse e bëni këtë, mund të shikoni vetë operacionin tuaj. E bëj këtë sepse është kënaqësi të shohësh se çfarë po ndodh atje”, tha Roxanne Grawe. /Telegrafi/