Kryetari i Komisionit për media, Valon Ramadani i ka shkruar Premier Ligës nga të cilët ka kërkuar sqarim lidhur me transmetimin në Kosovë.
Ramandani në një postim në Facebook bën të ditur se lidhur me transmetimet nga “ArtMotion” dhe “ArenaSport” ka marr përgjigje nga Premier Liga.
Lexoni të plotë postimin e Ramadanit:
Si kryetar i Komisionit për Media, pas diskutimeve e shqetësimeve të shumta të ngritura në Komision e në publik në lidhje mbi pretendimet për transmetim të paligjshëm dhe të paautorizuar të Premier Ligës Angleze në Kosovë nga platforma “ArtMotion” përmes kanaleve serbe “ArenaSport”, unë i jam drejtuar me letër vet Premier Ligës nga të cilët kam kërkuar sqarim.
Përgjigja e tyre ishte e qartë: Premier Liga nuk e ka autorizuar Artmotion direkt të transmetojë ligën angleze në Kosovë dhe nuk e ka autorizuar Arena Sportin nga Serbia që përmes ArtMotion të shpërndajë ndeshjet e Premier Ligës në Kosovë.
Transmetimet deri tani del të jenë bërë jashtëligjshëm dhe si të tilla do të duhej të trajtoheshin nga Komisioni i Pavarur i Mediave. /Telegrafi/