Andy Ruiz Jr ka befasuar të gjithë me transformimin e tij trupor që e ka bërë që nga përballja me Anthony Joshuan kur është parë për herë të fundit.
Boksieri meksikano-amerikan në dy përballjet me AJ-n ishte dukur në një gjendje jo të mirë fizike, pasi ishte në mbipeshë.
Por, kur e shikojmë tani, Ruiz duket plotësisht një njeri ndryshme, pasi ka humbur shumë kilogramë.
Boksieri duket e po përgatitet që të rikthehet sërish në mbajt e boksit, pasi në vitin e kaluar kishte nokautuar Joshuan, për t’i marrë që të tre titujt në peshat e rënda.
Mirëpo, në dhjetë të vitit 2019, Ruiz nuk arriti të fitonte edhe rimeçin, andaj Joshua i riktheu sërish titujt në brezin e tij.
Mirëpo, meksikano-amerikani duket tani më në formë dhe me gjasë do të tentojë të zhvillojë në trilogji me Joshuan. /Telegrafi/