Anthony Joshua i ka bindur tifozët e tij se ai tash ngjan më shumë me një boksier sesa me një model bodibildingu, pas publikimit të imazheve nga dukja e tij e re.
Boksieri nga Watfordi e ka publikuar një fotografi në Snapchat, ku shihet se muskujt e tij janë dukshëm më të lehtë, në krahasim me fizikun e tij dy muaj më parë, para duelit ndaj Andy Ruiz Jr.
Britaniku pësoi humbje të papritur në qershor duke u rrëzuar katër herë dhe në këtë mënyrë i humbi titujt e kampionit të botës në kategorinë e peshave të rënda.
Menjëherë pas, ai e aktivizoi klauzolën për rimeç ndaj Ruiz dhe dueli do të zhvillohet më 7 dhjetor në Arabinë Saudite.
Tifozët e kanë vërejtur menjëherë transformimin e AJ dhe ndryshimin në muskujt e tij, dhe kjo gjë u kë pëlqyer, duke qenë se ai tash ngjan më shumë si një boksier i vërtetë dhe nuk i ka më muskujt në vijë si një model i bodibildingut. /Telegrafi/