Telegrafi

Transformimi i Linda Halimit, prej një trashaluqe në një femër joshëse (Foto)

Shumë vjet më parë ajo ishte një këngëtare që u njoh vetëm për vokalin e saj.

Por, tash Linda Halimi mund të thuhet lirshëm se ka thyer të gjitha barrierat duke qenë një storie e vërtetë suksesi e rënies në peshë dhe krijimit të një trupi të ëndrrave.

Linda Halimi dikur…

Linda po qëndron kryesisht në Amerikë ku ajo po merret me karrierën e saj muzikore, por prej atje po tregon se nuk është inferiore ndaj yjeve atraktive.

Ajo postoi së fundmi një foto në rrjetin social Instagram ku shihet në kostum larje teksa tregon trupin e saj në top formë.

Linda Halimi sot…

Linda pa dyshim se mund të shërbejë si motiv për ata që duan të transformohen dhe të ndryshojnë veten për të mirë.

Këngëtarja ka thënë në disa intervista se ajo nuk ka pasur ndonjë dietë shumë rigoroze, por se ka qenë e përkushtuar në stërvitjet e saj.

Linda vazhdon të jetë në romancë me reperin e njohur, Big D. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=Ou63WBII2qk