Telegrafi

Transformimi gazmor i Dwayne Johnson: Vajzat i ofruan një ‘trajtim të veçantë bukurie’

(Foto: Screenshot/therock)

Dwayne ‘The Rock’ Johnson mori një ndryshim gazmor falë vajzave të tij dhe shkëlqeu me buzëkuq, makijazh dhe një paruke shumëngjyrëshe në fytyrë.

Në një video gazmore të postuar në Instagram, aktori shihet teksa i nënshtrohet një “trajtimi bukurie” prej njërës nga vajzat e tij (shtatëvjeçares Jasmine) që i grimon fytyrën.

“Mëngjesin e parë në shtëpi me tornadot e mia dhe deri në 8:00 në mëngjes insistuan të më transformonin para Krishtlindjeve”.

“Nuk e kam parë veten ende në pasqyrë, por nëse dukem aq i lezetshëm sa ndihem tani, atëherë fitoj”, ka shkruar 50-vjeçari krahas videos.

Derisa vajzat ia bënin grimin në fytyrë dhe i vunë një parukë në kokë, si dhe një diademë, Dwayne bisedoi shkurtimisht me ta.

“A duhet të shtypni kaq fort?”, i pyeti ai, ndërsa Jasmine u përgjigj se “është pjesë e grimit”. Katërvjeçarja Tia hyri duke thënë se “duket shumë bukur”.

“A dukem i lezetshëm?”, pyeti ai më pas të dashurat e tij, të cilat i dhanë aktorit muskuloz një ndryshim unik dhe vuri në dukje se ato i kishin premtuar se do të dukej i lezetshëm. /Telegrafi/