Chris Appleton, stilisti i flokëve të Lopez është kujdesur të na tregoj trendet më të bukura të flokëve për stinën e vjeshtës.
Përveç për Lopez, ai kujdeset edhe për Kim Kardashian dhe Ariana Grande.
Nga flokët me stilin e viteve ’90, deri tek ‘bob’ i saj i valëzuar, dyshja kanë qenë në një mision për t’i siguruar dukje fantastike JLO.
Të gjithë kemi nevojë për diçka për të pritur me padurim në këto kohë dhe këto ndryshime, thuajse të përjavshme nga këngëtarja janë padyshim diçka që e presim me padurim.
Duket se Jlo ka pasur një rritje të shpejtë të flokëve “brenda natës” dhe tani ka flokë të gjata deri në kofshë. Pa dyshim, me shtesat e të reja të stiluara valë – valë, ajo duket e mahnitshme.
Si përfundim, ngjyra e flokëve të saj është qershia mbi tortë, një bionde perfekte. /Telegrafi/