Sot, ajo është një prej yjeve më të mëdha të muzikës në botë, por ka prej atyre që akoma mendojnë që ajo nuk e meriton të jetë aty ku është, madje edhe disa që thonë se ajo është aty për shkak të pamjes së saj.
Megjithatë, ylli nga Kosova, Dua Lipa e ka dëshmuar të kundër si me sukseset që po arrin çdo ditë e më shumë në industrinë e muzikës, ashtu edhe në aftësitë e saj për vallëzim dhe performanca në skenën muzikore.
Në vitin 2018, Lipa ishte një nga performueset në turneun Jingle Ball i cili u mbajt në qytetet e të gjithë SHBA-së.
Performanca e saj në qendrën “Wells Fargo” të Philadelphia u bë virale për koreografinë e saj dhe shumë njerëz talleshin me lëvizjet e kërcimit të këngëtares.
Derisa disa bënin shaka për aftësitë e saj, të tjerë u shprehën se ndiheshin në siklet për Lipën, veçanërisht ata që e panë shfaqjen personalisht.
Disa fansa donin të dinin se kush ishte në krye të koreografisë dhe fajësuan atë person, por Lipa u godit në internet dhe përfundimisht u shndërrua në ‘meme’ të ndryshme në internet.
Në faqen e Facbook-ut “Project Nightfall” që numëron mbi 11 milionë ndjekës ka publikuar një video në të cilën shihet Dua në hapat e parë të karrierës e deri tek ylli që është sot.
“PN” tregon se si 26-vjeçarja pas kritikave për vallëzimin e saj, i shfrytëzoi ato për t’u kthyer në një profesioniste dhe për të dhënë një nga performancat më të mira në “Grammy Awards”.
Kështu, ajo e dëshmoi që suksesi i saj nuk vjen nga pamja, por nga shumë vite punë të pandalshme.
Video përfundon duke thënë se ashtu si Dua, të gjithë duhet t’i marrin dhe t’i pranojnë kritikat për të punuar fortë dhe t’u bëri një person më i mirë. /Telegrafi/