Site icon Telegrafi

Transformimi drastik i këngëtares Valbona Mema pas humbjes së kilogramëve të tepërt

Këngëtarja Valbona Mema është shquar gjithmonë ndër vite si njëra ndër këngëtaret më të mira të muzikës popullore.

Ajo ditur të sjell gjithnjë këngë të bukura dhe interesante për publikun, të cilat gjithmonë janë pëlqyer në masë të madhe.

Këngëtarja Valbona Mema ka kultivuar gjithmonë muzikën popullore dhe është nderuar me çmime

Gjithnjë në paraqitjet e saj është shfaqur me stil, ndërsa e ka penalizuar pak pesha e tepërt në disa raste.

Këngëtarja Mema vite më parë ka qenë në mbipeshë

Megjithatë, duket se kilet e tepërta mbeten vetëm në të kaluarën e këngëtares, pasi në fotografitë e fundit ajo duket krejt ndryshe.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Mema i është përkushtuar ushtrimeve në palestër, dhe si rezultat ka arritur të formësojë trupin e saj, duke rezultuar në linja perfekte.

Ndryshimi i këngëtares Valbona Mema pas eleminimit të kilogramëve të tepërt

Në imazhet që ajo ndan me ndjekësit e saj në Instagram, këngëtarja duket shumë në formë dhe vitale.

Mema gjithashtu ka realizuar një tatuazh në krahun e saj, duke marrë një pamje edhe më tërheqëse.

Valbona Mema tani është shumë e përkushtuar në ruajtjen e linjave të trupit

Një nga tatuazhet, këngëtarja e ka dedikim për bashkëshortin e ndjerë, Sokolin, të cilin e kishte humbur vite më parë, ndërsa ka rritur fëmijët e saj e vetme. /Telegrafi/

Exit mobile version