Site icon Telegrafi

Transformimi i australianes 18-vjeçe, humbi 10 kilogramë për tetë javë

Një studente e cila humbi 10 kilogramë brenda dy muajve, ka zbuluar dietën që i ndihmoi ta transformojë trupin e saj.

Lily Turton arriti të humb kilogramët e tepërt duke reduktuar kaloritë në ushqim, dhe t’i nënshtrohet ushtrimeve dhe dietave me ushqim të shëndetshëm, transmeton Telegrafi.

18-vjeçarja nga Queenslandi i Australisë, që njëherit është autore e librit me receta të gatimit, ka shpërndarë në Instagram një video të rutinës së saj ditore – me shpresën se do të ndihmojë të tjerët të arrijnë suksesin që ajo e ka sot.

“Çdo ditë është ndryshe. Janë disa ushqime që i konsumoj dhe që janë pjesë e dietës. Më shumë konsumoj fruta dhe ushqim me shumë pak kalori”, ka shtuar kjo vajzë e re”, ka deklaruar Turton. /Telegrafi/

Exit mobile version