Në një video të publikuar në YouTube janë përmbledhur imazhet e Sergio Ramos që nga fëmijëria.
Në këtë përmbledhje vërehen ndryshimet që i ka pësuar futbollisti spanjoll ndër vite: fytyra, flokët, trupi, si edhe tatuazhet.
Aty shfaqet, tash 31-vjeçari, në fëmijëri, adoleshencë dhe në fotografitë e publikuara në vitet e fundit.
Madje janë përfshirë edhe disa fotografi kur Ramos kishte vendosur të pozonte nudo.
Ndryshe, Sergio Ramos është një prej qendërmbrojtësve më të mirë në botë, i cili e ka nisur karrierën në Akademinë e Sevillas dhe ka luajtur edhe për ekipin e andaluzianëve deri në vitin 2005 kur u transferua te Real Madridi.
Ai i ka fituar thuajse të gjitha trofetë e mundshëm me klubin dhe kombëtaren e Spanjës. /Telegrafi/