Videoja e saj u bë virale dhe u shikua nga më shumë se tre milionë njerëz
Grimi i njohur i Kim Karadashian u bë aq i njohur sa që grimuesi i saj Mario Dedivanovic u bë një yll botëror.
Mario dhe Kim janë një tandem ëndrrash, siç dëshmohet nga artistë të tjerë grimi, klientët e të cilëve shfaqin fotot e yllit të njohur me dëshirën për t’i grimuar mu ashtu.
Që në fillim të videos shihet gjyshja duke mbajtur një foto të Kim Karadashianit dhe i sugjeron grimuesit se dëshiron të duket si ajo, transmeton Telegrafi.
Grimuesi kishte duart plot, sepse gjyshja i vuri parukë, lente, konturoi dekoltenë dhe në fund i erdhi grimi pa të meta.
I gjithë procesi i transformimit duket i mahnitshëm dhe grimuesi zbuloi se kjo përvojë ishte e veçantë për të.
– E dua këtë gjyshe, është shumë e lezetshme. I jam mirënjohëse asaj që pranoi të më transformonte në Kim Karadashian dhe ajo u emocionua me rezultatin – ka shkruar grimuesi.
Videoja është vërshuar me komente pozitive dhe të gjithë ranë dakord për një gjë – gjyshja është e bukur dhe pa grim.
/Telegrafi