Hip hop ylli shqiptar, Lumi B, ka befasuar të gjithë të enjtën mbrëma, kur në një postim në Instagram u shfaq me trup muskuloz dhe në formë.
Reperi “shumë i mirë veç pak i trashë” siç njihet nga frazat e një prej këngëve të tij, ka publikuar një postim që nxiti kurreshtjen e të gjithëve.
Ai u shfaq muskuloz me trup të dobësuar, duke pretenduar madje se nuk ka përdorë “photoshopin” apo “filterët” e Instagramit, shkruan Telegrafi.
Sidoqoftë, krejt kjo është një ironi qesharake e reperit me yjet tjera që shfaqen muskuloz në postime, por në realitet nuk janë të tillë, për shkak të intervenimeve që bëjnë me “photoshop”.
Ky është një tjetër sinjal i reperit, i cili me sa duket po paralajmëron ndonjë risi muzikore, prurje muzikore të cilat zakonisht janë hite. /Telegrafi/