Manchester City ka paralajmëruar se brenda dy orësh do të prezantojnë një transferim i ri që nuk është nga ky planet.
Citizens po vazhdojnë me përforcime në këtë verë, derisa thuhet se anëtari i tyre më i ri mund të jete Lionel Messi.
Ylli argjentinas ka dërguar të martën mbrëma një letër te Barcelona, ku e kërkon largimin nga klubi si lojtar i lirë në këtë verë.
“Transferimi ynë i ri te Manchester City është nga një tjetër botë. 2 orë na ndajnë”, thuhet në njoftimin e Cityt.
Tifoztë aludojnë se mund të jetë gjashtë herë fituesi i Topit të Artë, pasi Citizens janë në garë për të.
Mbetet të shihet se cili do të jetë përforcimi i madh i klubin anglez në orët në vazhdim. /Telegrafi/
Wait… who could it be? 🤔 https://t.co/GDyR56me0c
— Manchester City (@ManCity) August 26, 2020