Site icon Telegrafi

Transferimi i të dënuarve nga Anglia, Qeveria britanike i jep ndihmë financiare Shqipërisë

Mediat britanike kanë zbuluar të tjera detaje nga marrëveshja në lidhje me transferimin e të burgosurve shqiptarë nga burgjet angleze në ato shqiptare.

Marrëveshje përfshin edhe ndihmën prej 1,5 milionë paund për Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve në vendin tonë.

Paratë  do të përdoren për blerjen e 15 makinave elektrike dhe 22 furgonëve për transportin e efektivëve të policisë së burgjeve.

Marrëveshja e firmosur muajin e kaluar parashikon transferimin e më shumë se 200 shqiptarëve, që aktualisht ndodhen në burgjet angleze të dënuar me mbi katër vite heqje lirie./Vizion +

Exit mobile version