Site icon Telegrafi

Transferimi i ri, Paqueta arrin në Milano: Kam ardhur për historinë e klubit   

Lucas Paqueta ka arritur në qytetin e Milanos për të përfunduar transferimin e tij prej 35 milionë eurosh te Rossonerët.

Trekuartisti 21-vjeçar nga Brazili arriti këtë mëngjes nga Rio de Janeiro, nëpërmjet Lisbonës, në aeroportin e Milanos në Malpensa.

Paqueta u pa shumë i lumtur me ardhjen e tij te klubi italian dhe aty tha disa fjalët për gazetarët.

Lexo po ashtu Paqueta: Milani, një ëndërr e bërë realitet

“Jam shumë i lumtur që jam këtu”.

Paqueta në aeroportin e Milanos, Malpensa

“Kam ardhur në Milan për historinë e klubit”, ishin fjalët e para të Paquetas.

Rossonerët kanë rënë dakord të paguajnë te Flamengo 35 milionë euro plus deri në 10 milionë euro tjera bonuse në bazë të performancës.

Ai thuhet se do të jetë me drejtuesit e skuadrës në stadium gjatë ndeshjes së kësaj mbrëmjeje kundër Torinos në San Siro.

Paqueta do t’i nënshtrohet nesër testeve mjekësore dhe mund të bëjë debutimin e tij në Superkupën e Italisë në janar ndaj Juventusin. /Telegrafi/

Exit mobile version