Mbrojtësi i Wolfsburgut, Ricardo Rodriguez, ka zbritur në Milano për testet mjekësore.
Transferimi i tij do të kompletohet për 15 milionë euro, ndërsa nuk mungoj as fjala ‘Forza Milan’.
“Jam shumë i lumtur. Nuk kam folur ende me Montellan. Faleminderit të gjithëve”, ka thënë ai.
Rodriguez nesër në mëngjes do t’i kryej vizitat mjekësore dhe do të nënshkruajë kontratën e re.
Marrëveshja është arritur para shtatë javësh, por u prit që Wolfsburg ta sigurojë qëndrimin në elitë, për ta bërë zyrtare pastaj. /Telegrafi/