Site icon Telegrafi

Transferimi i parë i Juventusit në këtë afat kalimtar zbarkon në Torino, të enjten testet mjekësore

Timothy Weah ka mbërritur në Torino ku do tu nënshtrohet testeve mjekësore te Juventusi.

Ai u përshëndet në aeroportin Caselle nga një grup i vogël tifozësh dhe figurash mediatike, përpara se të futej në një automobil nga përfaqësuesit e Juventusit.

Ka qenë një udhëtim i gjatë për sulmuesin e krahut, nga Nju Jorku në Paris, më pas në Milano dhe në fund me një avion privat në Torino.

Ai do të jetë për testet mjekësore nesër në kampin stërvitor Continassa.

Juve ra dakord për 12 milionë euro me LOSC Lille për 23-vjeçarin, i cili nuk është i huaj për Italinë, pasi babai i tij është ish-legjenda e Milanit, George Weah.

Ai është nënshkrimi i parë për Bianconerët për këtë verë.

Lexo po ashtu Arrihet marrëveshja totale, Timothy Weah është futbollist i ri i Juventusit

Weah bëri 32 paraqitje për Lille këtë sezon, duke kontribuar me dy asistime, por duke mos shënuar asnjë gol! Statistikë e çuditshme për një sulmues. /Telegrafi/

Exit mobile version