Telegrafi

Transferimi i Lewandowskit te Barcelona do t’i pasurojë edhe klubet polake

Klubet polake janë gati të përfitojnë para nga kosto totale e transferimit të Robert Lewandowskit nga Bayern Munichu te Barcelona.

Nuk është vetëm Barcelona që është e lumtur me ardhjen e Lewandowskit, por edhe shumë klube tjera.

Bëhet fjalët për klubet polake, të cilat i gëzohen lajmit të transferimit, pasi edhe ato do të përfitojnë nga kosto e transferimit të sulmuesit.

Lexo po ashtu Të gjitha detajet e transferimit të Lewandowskit te Barcelona

Sipas gazetës katalunase Sport, transferimi i Lewas në Camp Nou do t’ua japë dy milionë euro klubeve të ndryshme në vendlindjen e tij si pjesë e parave që shpërndahen për të drejtat e formimit të lojtarit.

Llogaritë e futbollit polak po shpjegojnë se klube si Legia, Lech, Znicz Pruszkow, Delta Warsawa dhe Varsovia do të fitojnë para.

Varsovia, akademia ku u formua do të marrë më shumë para nga transferimi, rreth 625 mijë euro, ndërsa pjesa tjetër do të shpërndahet te klubet tjera.

Lexo po ashtu Sa është pasuria e Robert Lewandowskit, transferimi më i ri i Barcelonës

Lewandowski ishte tashmë një legjendë kombëtare, por tani edhe më shumë për këto klube, të cilat shumica nga to vuajnë nga mungesa e financave.

Ndryshe, sulmuesi polak mbërriti në Bayern në vitin 2014 nga Borussia Dortmund, e cila pagoi për të 4.75 milionë te Lech Poznan në vitin 2010. /Telegrafi/