Klubet polake janë gati të përfitojnë para nga kosto totale e transferimit të Robert Lewandowskit nga Bayern Munichu te Barcelona.
Nuk është vetëm Barcelona që është e lumtur me ardhjen e Lewandowskit, por edhe shumë klube tjera.
Bëhet fjalët për klubet polake, të cilat i gëzohen lajmit të transferimit, pasi edhe ato do të përfitojnë nga kosto e transferimit të sulmuesit.
Sipas gazetës katalunase Sport, transferimi i Lewas në Camp Nou do t’ua japë dy milionë euro klubeve të ndryshme në vendlindjen e tij si pjesë e parave që shpërndahen për të drejtat e formimit të lojtarit.
Llogaritë e futbollit polak po shpjegojnë se klube si Legia, Lech, Znicz Pruszkow, Delta Warsawa dhe Varsovia do të fitojnë para.
Varsovia, akademia ku u formua do të marrë më shumë para nga transferimi, rreth 625 mijë euro, ndërsa pjesa tjetër do të shpërndahet te klubet tjera.
Lewandowski ishte tashmë një legjendë kombëtare, por tani edhe më shumë për këto klube, të cilat shumica nga to vuajnë nga mungesa e financave.
Ndryshe, sulmuesi polak mbërriti në Bayern në vitin 2014 nga Borussia Dortmund, e cila pagoi për të 4.75 milionë te Lech Poznan në vitin 2010. /Telegrafi/