Telegrafi

Transferime interesante të yjeve të njohur – Menez, De Jong dhe Zarate bëhen me skuadra të reja (Foto)

Pa dyshimi transferimi më i madh i ditës së enjte ishte ai i Ross Barkleyt te Chelsea.

Mesfushori anglez kaloi nga Evertoni te Chelsea për 15 milionë funte.

Sulmuesi i njohur argjentinas Mauro Zarate, ka kaluar te Velez, ndërsa Jermey Menez  ka nënshkuar me Club America.

Nigel De Jong ka kaluar nga Galatasaray te Mainz.

Marko Pjaca është zyrtarizuar te Schalke si huazim, ndërsa Cenk Tosun është lojtar i ri i Everton.

Edhe Ëesley Sneijder  është bërë me skuadër të re, pasi ka kaluar në Katar te Al Gharafa.

Në Shqipëri transferimi i ditës ka qenë ai i Xhevahir Sukajt nga Partizani te Vllaznia e Shkodrës. /Telegrafi/

Mauro Zarate (Velez Sarsfield)

Jermey Menez  (Club America)

Wesley Sneijder  (Al Gharafa)

Ross Barkley (Chelsea)

Marko Pjaca (Schalke)

De Jong (Mainz)

Xhevahir Sukaj (Vllaznia)

Cenk Tosun (Everton)