Telegrafi

Transferim 60 milionësh, një tjetër yll po e lë Ligën Premier për milionat e Arabisë

Kampionati arab çdo ditë po bëhet më i fortë dhe po shtohet cilësia, për faktin se shumë yje po e braktisin Evropën për tu transferuar atje.

Pas shumë emrave të mëdhenj që kanë zbarkuar në Arabinë Saudite, emri i radhës që pritet të transferohet në këtë kampionat është Richarlison.

Sulmuesi brazilian nuk është i paprekshëm te Tottenham Hotspur, pasi londinezët po e transferojnë Jonathan David nga Lille si sulmuesin kryesor të skuadrës duke i treguar derën e daljes Richarlisonit.

Propozimi i skuadrës Al-Ahli mund të jetë mjaft joshëse që Spurs të vendosë të ndahet me brazilianin.

Më parë, klube si Al-Ittihad dhe Al-Qadsiah kishin shfaqur interes, edhe pse këto lidhje janë ftohur kohët e fundit.

Lexo po ashtu “Doja të hiqja dorë”, Richarlison ndan luftën e tij me depresionin dhe mendimet e errëta për vdekjen

Al-Ahli po përgatitë ofertën prej 60 milionë euro për transferimin e brazilianit, ofertë që duket se do ta kënaq Tottenhamin.

Ndërkohë për sulmuesin është bërë gati një kontratë katër vjeçare me pagë prej rreth 20 milionë euro neto në sezon. /Telegrafi/