Telegrafi

Tramezzani largohet, Bulku pasardhës i tij

Largimi i Paolo Tramezzani nga Shqipëria ka lënë një vend bosh në këtë Kombëtare.

Italiani ishte ndihmësi i De Biasit, por edhe Drejtori Teknik i ekipeve Kombëtare të Shqipërisë.

Tashmë që ai u larguar për te Lugona në Zvicër, vendi i tij ka mbetur i boshatisur.

Trajneri i Kombëtares, Gianni de Biasi po mendon për pasuesin e tij. Me shumë gjasa ndihmësi i italianit mund të jetë shqiptar, pasi emri më i fundit që ka dalë në skenë është ai i Ervin Bulkut.

Ish mesfushori i Tiranës dhe Kombëtares gëzon simpatinë e veçantë të De Biasit, i cili gjithmonë e ka mbajtur pranë Bulkun.

Tashmë mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë ditët në vijim dhe për vendimin që do të marrë Gianni de Biasi se kush do të jetë ndihmësi i tij.