Site icon Telegrafi

Trajtimi i të dyshuarve me coronavirus, spitali britanik ka “një tunel sekret” për situata emergjente

Një spital në të cilin janë vendosur në karantinë britanikët që kanë ikur në një fluturim nga Kina do të përdorë një sistem sekret tuneli, nëse një pacient dyshohet se është prekur nga virusi.

Sipas medieve britanike, përcjell Telegrafi, spitali Arrowe Park, në Wirral, Merseyside, është duke monitoruar nga afër nëntëdhjetë e tre persona në dy ndërtesa izolimi, pasi arritën pesë ditë më parë nga Wuhan i goditur nga coronavirusi.

Ata duhet të qëndrojnë në blloqet e akomodimit për dy javë në karantinë, pasi mjekët vlerësojnë gjendjen e tyre, raporton Liverpool Echo.

Që nga momenti i arritjes ka dalë një plan i urgjencës që mund të miratohet për të ndaluar çdo përhapje të mundshme të virusit vrasës i cili ka infektuar mijëra njerëz.

Por, nëse ndonjë i evakuuar sëmuret dhe ka nevojë për një intervenim, ai do të futet në një dhomë të specializuar, aktualisht të papërdorur brenda Arrowe Park.

Një tunel me tenda të gjata do të “ndërtohet” shpejt për t’i transportuar ata nga njësitë e izolimit.

Thuhet se këto masa të përkohshme do të shmangin çdo hapësirë publike të spitalit dhe çojnë direkt në dyert e teatrit kirurgjikal. /Telegrafi/

Exit mobile version