Site icon Telegrafi

Trajtimi i shëndetshëm për flokë: keratina

Mr.Ph. Krenar Dobroshi
Farmacist & Magjistër për kozmetikë
Qendra estetike-kozmetike “estethica”
044/049 344-284, 038/733-407
www.estethica-ks.com
facebook.com/estethica.prishtine

Produktet e përsosura të pasuruara me perlë dhe komplekse të mëndafshit zgjasin efektshmërinë e tretmanit. Poashtu, mineralet dhe aminoacidet që gjenden në këto produkte bëjnë që flokëve t’i reduktohen ashpërsitë dhe të zbuten dredhat.

Tretmani i tillë ka filluar të aplikohet edhe në Kosovë që prej dy vitesh. Personat kryesisht që preferojnë të bëjnë një tretman të tillë kanë flokë të dëmtuar apo ne formë dredhash. Në të dy rastet tretmani me keratinë tregohet i suksesshëm duke i zbutur flokët dhe duke e kthyer butësinë sikur mosha të ishte në të njëzetat. Në anën tjetër, ndryshimi në strukturën e flokëve përmes proteinave bën që flokët të drejtohen dhe të qëndrojnë të tilla deri në 4 muaj.

Të gjitha procedurat normale të rregullimit të flokëve lirisht mund të aplikohen pas tretmanit të tillë. Duke përfshirë: ngjyrosjen e flokëve, larjën (pas 24 orëve), prerjën apo stilimin e përkohshëm. Nuk preferohet që flokët të lahen me shampona që përmbajnë sulfate si dhe ekspozimi i tepërt në diell dhe në ujin e detit sepse përbërësit e tillë mund t’i shpërlajnë proteinat para afatit të synuar.

Kandidatët e preferuar janë të gjithë personat pavarësisht nëse floku i tyre është i dëmtuar apo jo, sepse në të dy rastet rezultatet do të jenë të kënaqshme. /Telegrafi/

Exit mobile version