Karrine Barry nga Victoria, është një nga gratë e shumta të Australisë, që kanë përvojë të hidhur me trajtimet estetike në Haiti.
Ajo kishte udhëtuar në Paqësorin Jugor, me besimin se atje ka shumë të aftë në realizimin e tatuazheve, transmeton Telegrafi.
Por, 50-vjeçarja thotë se procedura shkoi tmerrësisht keq, duke e lënë atë me ‘buzë si të klounit’.
Personi i pakualifikuar që ia bëri tatuazhin, kishte përzier ngjyrën e kaltër, të gjelbrën dhe rozën, duke i premtuar asaj se kjo do të merr ngjyrë të kuqe të mbyllët sikur të verës.
“Nuk di si funksionojnë këto gjëra, por kur e pashë tatuazhin e gjelbër nisa të bëj panik”, ka thënë Barry.
Megjithëse kanë kaluar tre muaj dhe i është nënshtruar edhe disa trajtimeve tjera, rreth buzëve ende e ka një vijë të hollë. /Telegrafi/