Site icon Telegrafi

Trajnim për zvogëlimin e emetimeve të CO2 nga automjetet e lehta

Qendra rajonale për mjedis jetësor për Evropën Qendrore dhe Lindore (REC) do të realizojë trajnim treditor mbi politikat për ekonomizimin e karburanteve në kuadër të projektit „Stabilizimi i emetimeve të gazrave serë nga trafiku rrugor përmes zvogëlimit të dyfishtë të konsumit të karburantit: zbatimi rajonal i iniciativës globale për ekonomizim të karburantit“ – (Global Fuel Economy Initiative – GFEI), transmeton Telegrafi Maqedoni.

Projekti duhet të kontribuojë për zvogëlimin e emetimeve të СО2 nga ana e sektorit transportues (automjetet e lehta) në Maqedoni, përmes përpunimit të politikave adekuate për ekonomizimin e karburantëve.

Projekti realizohet me ndihmë financiare të Fondit global ekologjik (GEF) në vlerë prej 200.000 dollarë dhe me bashkëfinancim kombëtar i cili është siguruar nga Ministria e mjedisit dhe planifikimit hapësinor në vlerë prej 53.262 dollarë dhe nga rafineria Okta në vlerë prej 26.738 dollarë./Telegrafi/

Exit mobile version