Akademia për trajnime pranë Ministrisë për Shoqëri Informatike dhe Administratë Publike (MSHIAP) në bashkëpunim me fakultetin juridik ”Justiniani i parë”, ka filluar një seri trajnimesh të posaçme për inspektorët shtetërorë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas AIM-së, këto trajnime kanë për qëllim të forcojnë njohuritë e tyre në sfera të veçanta të së drejtës me të cilën ata përballen çdo ditë.
Inspektorët që do të përfshihen në këtë trajnim do të certifikohen nga ministria në fjalë, dekani i fakultetit në fjalë dhe USAID./Telegrafi/