Telegrafi

Trajneri i Valencias e pranon se është duke u biseduar me Arsenalin

Trajneri i Valencias, Pako Ayestaran, ka folur edhe një herë për transferimin e Shkodran Mustafit te Arsenali.

Tekniku spanjoll më në fund ka pranuar se është duke u biseduar me Topçinjtë dhe se Valencia tashmë ka gati edhe zëvendësuesin.

“Ne kemi marrë një ofertë të arsyeshme për Mustafin nga Arsenali. Ne tashmë kemi një zëvendësim në linjë”, ka thënë Ayestaran.

Lexo po ashtu Valencia-Mustafi, ndodh e papritura (Foto)

Mbrojtësi shqiptar pritet të kalon te klubi anglez për 35 milionë funte. /Telegrafi/