Senol Gunes ka folur pas fitores së Turqisë në udhëtim te Shqipëria në kuadër të ndeshjes së parë eliminatore për Euro 2020.
Turqia ka fituar në Loro Boriçi me rezultat 2-0 në ndeshjen e vlefshme për Grupin H.
Kjo fitore sipas trajnerit të kombëtares turke erdhi pasi ekipi i tij e deshi më shumë fitoren se Shqipëria dhe në fund e mori atë duke kontrolluar ndeshjen.
“Ekipi që e kërkoi më shumë fitoren ishim ne”, ka thënë fillimisht Gunes pas ndeshjes.
“Ne e deshëm më shumë fitoren se kundërshtari dhe e morëm atë në fund edhe përkundër një ndeshje të egër”.
“Shqipëria ka lojtarë të mirë, por nuk ishin të qetë, ata ishin të tendosur, të stresuar. Megjithatë, ata do të jenë kundërshtar i vështirë për kombëtaret tjera”.
“Siç e ceka më lartë, ne kontrolluam lojën dhe pa humbur pozicion fituam ndeshjen”, përfundoi trajneri turk. /Telegrafi/