Site icon Telegrafi

Trajneri i Tsmoki Minsk, Krutikau: Atmosferë brilante në Prishtinë

Në konferencën për shtyp, pas fitores ndaj Sigal Prishtinës, trajneri i Tsmoki Minskut, Aliaksandr Krutikau, ka thënë se ekipi i tij e ka kontrolluar ndeshjen, ndërsa vendasit dështuan në gjuajtjet për tre pikë.

“Kam vetëm fjalë të mira sa i përket atmosferës në lojë. Ka qenë brilante,” ka thënë fillimisht Krutikau

“Ne nuk kishim shumë informata për Sigal Prishtinën, por e kontrolluam lojën prej fillimit. Ata nuk performuan mirë në gjuajtjet për tre pikë dhe kjo do të jetë edhe pika ku do të duhet të kemi kujdes në ndeshjen e kthimit”, ka thënë ai.

Tsmoki Minsk ka fituar mbrëmë 57-50 ndaj Sigal Prishtinës dhe tashmë i duhet të ruaj këtë epërsi në Bellorusi, në ndeshjen e kthimit që zhvillohet më 21 shtator 2017, për të kaluar në raundin e dytë kualifikues për Ligën e Kampionëve të basketbollit.

Lexo po ashtu Ahmet Kandemir arsyeton humbjen në kualifikimet e Ligës së Kampionëve

Sigal Prishtina po debuton sivjet në këtë garë, si ekipi i parë nga Kosova që merr pjesë në këtë nivel garash. /borozani/

Exit mobile version