Telegrafi

Trajneri i Trepçës’89 ankohet në referim në takimin ndaj Dritës

Trepça ’89 pësoi humbje 1-0 në shtëpi ndaj Dritës në kuadër të javës së 29-të në Superligën e Kosovës.

Skuadra nga Mitrovica u mbajt mjaftë mirë në pjesë të parë, por në të dytën pësuan golin e disfatës.

Trajneri, Shpëtim Idrizi është ankuar në referim se përse Dritës iu dha penallti me të cilën morën edhe fitoren, ndërsa në një moment për ta nuk u akordua një e tillë.

Lexo po ashtu Çfarë u tha Nuhiu lojtarëve të Dritës për ta mposhtur Trepçën '89

“Kur nuk i konkretizon rastet, normalisht që do të vije dënimi”, ka deklaruar fillimisht Idrizi për Art Sport.

“Ndeshja u vendos nga një penalti, të cilën vazhdoj të mos e kuptoj se si ka mundësi që ajo të jetë penalti për Dritën, ndërkohë në anën tjetër të mos jetë penalti për ne, kur Faton Maloku i ndërhynë Adenis Shalës”.

Lexo po ashtu Drita merr fitore të madhe në udhëtim te Trepça '89

“Gjithsesi, unë mbetem i kënaqur me angazhimin dhe përkushtimin e treguar nga futbollistët dhe nëse luajmë kështu nuk do ta kemi problem sigurimin e ekzistencës”, ka deklaruar më tej Idrizi.

Mitrovicasit pozicionohen në vendin e gjashtë me 35 pikë të mbledhura dhe deri në fund do të luftojnë që t’i ikin zonës së rrezikshme. /Telegrafi/