Dimitris Papadopoulos nuk ka mundur të përmbahet fare pas fitores ndaj Prishtinës, duke shkuar te tribunat për të festuar me tifozët.
Klubi basketbollistik, Trepça, ka shënuar një fitore të madhe 84-83 në sekondat e fundit të vazhdimeve ndaj Prishtinës, pasi koha e rregullt përfundoi me rezultat të barabartë 75-75.
Kjo fitore erdhi pas një trepikëshi të playmakerit, Wise, i cili përveç trepikëshit shënoi edhe një gjuajtje të lirë që ishte vendimtar në fitoren e mitrovicasve.
Pas kësaj fitore, trajneri i skuadrës nga ‘Minatori’ vrapoi drejt tifozëve për të festuar këtë fitore të madhe dhe shumë të vuajtur.
Aty erdhi një festë e ‘çmendur’ nga ai, i cili i papërmbajtur vetëm përqafohej me tifozë nga gëzimi. /Telegrafi/