Site icon Telegrafi

Trajneri i Trepça ’89, Idrizi thotë se ndeshja ndaj Flamurtarit do të jetë vendimtare

(Foto: Screenshot/SuperSport)

Ballkani është rikthyer te fitorja duke triumfuar ndaj Trepçës ’89 me rezultat 3-1, ndërsa trajneri i skuadrës që e humbi sfidën, Shpëtim Idrizi, nuk ka pasur kritika për të zgjedhurit e tij.

Ai ka thënë se skuadra kundërshtare fitoi falë përvojës më të mirë, ndërsa theksoi edhe lëndimin e portierit. Trepça ’89 u detyrua të inkuadronte një portier 17 vjeçar për ta vazhduar më tej sfidën.

Më tej, trajneri është shprehur i kënaqur me angazhimin e lojtarëve të tij dhe vullnetin për lojë, duke theksuar se ai dhe klubi kanë besim tek ata.

Lexo po ashtu Ballkani fiton bindshëm ndaj Trepçës '89, i qëndron afër Prishtinës dhe Dritës

Lidhur me takimin e radhës ndaj Flamurtarit, Idrizi ka thënë se do të jetë një përballje vendimtare, pasi të dyja skuadrat luftojnë për mbijetesë.

Trepça ’89 mbetët në zonën e rrezikut me pesë pikë më pak se Flamurtari, skuadër me të cilën luan në xhiron e ardhshme. /Telegrafi/

Exit mobile version