Haluk Canatar, menaxheri i Vedat Muriqi, kishte pohuar se ka ardhur një ofertë konkrete në adresë të lojtarit.
Ai kishte konfirmuar se skuadra franceze e Toulouset po kërkon shërbimet e shtatgjatit të reprezentuesit të Kosovës.
Gjatë ditës së sotme të njëjtën gjë e ka thënë edhe trajneri i ekipit që bën pjesë në Ligue 1, Alain Casanova.
Ky i fundit ka deklaruar se janë të interesuar që të transferojnë në sulmues gjatë verës dhe një prej tyre është sulmuesi prizrenas.
“Në skuadër dëshirojmë të kemi një lojtar të klasit të lartë. Deri më tani në shtetin turk kemi identifikuar vetëm Vedat Muriqin. Jemi të interesuar që të transerojmë sa më shpejt”, tha trajneri i Toulouset.
Ndryshe, 25- vjeçari këtë sezon ka realizuar 15 gola dhe ka pasur shtatë asistime në kampionatin turk. /Telegrafi/