Telegrafi

Trajneri i thotë Jamesit të largohet nga Reali, mësoni se ku mund të luajë

Shënjestra e Manchester Unitedit, James Rodriguez, është këshilluar nga trajneri i Kolumbisë që të largohet nga Real Madridi.

24-vjeçari ka pasur një sezon të vështirë te Los Blancos, ndërsa aktualisht është i angazhuar me kombëtaren e tij për Copa America.

“Këshilla ime për James është se do të ishte më mirë që të shkojë dhe të luajë për një skuadër tjetër, sepse është e qartë se njeriu në krye (trajneri Zinedine Zidane) nuk e ka në plan që ta shfrytëzojë”.

Gjithçka rreth TRANSFERIMEVE

“Ai është lojtar i klasit botëror dhe duhet të shkojë në një ekip tjetër. Kjo është çështje personale, ai është idhull i yni dhe ne duam ta shohim duke luajtur, por me atë (Zidane), ai nuk do të përdoret, kjo nuk më pëlqen aspak”, citohet Hernan Dario Gomez nga Daily Mirror.

Transferimi i mundshëm te Djajtë e Kuq do t’i ofronte më shumë hapësira për të luajtur. /Telegrafi/