Site icon Telegrafi

Trajneri i Suedisë, Andersson: Ibrahimovic i trishtuar që nuk mund të luajë ndaj Kosovës

Trajneri i Kombëtares së Suedisë, Janne Andersson ka zbuluar se ylli i ekipit, Zlatan Ibrahimovic ndihet i trishtuar që nuk do të mund të luajë në ndeshjet e tetorit ndaj Kosovës dhe Greqisë.

Kosova do të luajë dy ndeshje gjatë muajit tetor në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës “Katari 2022”.

Dardanët do të ndeshen fillimisht kundër Suedisë më 9 tetor, ndërsa ndaj Gjeorgjisë do të luajë më 12 tetor në ‘Fadil Vokrri’.

Lexo po ashtu Challandes publikon listën e Kosovës për ndeshjet e tetorit, nuk mungojnë befasitë

Në ndeshjen e parë ndaj Suedisë, Kosova do ta ketë një lehtësi pasi skandinavëve iu mungon ylli kryesor, Zlatan Ibrahimovic shkaku i lëndimit.

Ky dëmtim i cili ia ka humbur ndeshjet e tetorit me kombëtaren e ka ndarë të trishtuar sulmuesin e Milanit.

Është vet trajneri i Kombëtares së Suedisë, Janne Anderson, i cili ka treguar se Ibrahimovic ndihet i trishtuar që nuk mund ta ndihmoj ekipin.

Lexo po ashtu Mediat italiane: Ibrahimovic nuk do të luajë ndaj Kosovës, do ta refuzojë ftesën e Suedisë

“Nuk do ta kisha nxjerrë jashtë liste nëse do të kishte pasur një shans për të luajtur. Ai për një kohë ka shpresuar se do të vijë , por nuk mundet ta bëjë këtë”.

“Dialogu mes nesh ka qenë i mrekullueshëm dhe ai është ai që ka qenë më i trishtuari që nuk mund të marrë pjesë në këto ndeshje”, ka Janne Andersson. /Telegrafi/

Exit mobile version