Trajneri i Spanjës, Julen Lopetegui, ka thënë se Shqipëria është ekip i madh.
Spanja do të zbarkojë në Loro Boriçi nga ora 20:45 për t’u përballur me Shqipërinë dhe trajneri i Spanjës e di se nuk e pret punë e lehtë.
“Unë jam i kënaqur me rastet dhe me finalizimet. Ne kemi shënuar nëntë gola në dy ndeshje. Do të jetë grup mjaft konkurrues”.
“Shqipëria është ekip i madh dhe këtë ata e treguan në Kampionatin Evropian, kështu që duhet ta marrim shumë seriozisht”, u shpreh Lopetegui.
Tekniku spanjoll refuzoi të flasë për gjendjen e fushës në Loro Boriçi. /Telegrafi/