Site icon Telegrafi

Trajneri i Skocisë, McLeish: Shqipëria nuk është skuadër e dobët, vjen me shumë besim

Foto: BBC Sport/Twitter

Përfaqësuesja e Skocisë pret Kombëtaren e Shqipërisë në “Hamden Park” për Ligën e Kombeve.

Kuqezinjtë morën tre pikët e para në këtë garë pas suksesit në Elbasan Arena me Izraelin dhe kjo e bën trajnerin e përfaqësueses skoceze, Alex McLeish, që të japë vlerësimin maksimal për kuqezinjtë e Christian Panuccit.

“Shqipëria shënoi një fitore të rëndësishme në Shqipëri, kështu që ajo vjen me shumë besim këtu. Nuk është skuadër e dobët. Kam luajtur kundër një skuadre shqiptare, Dinamos, në 1983 me Aberdeenin në Kupën e Kupave dhe ndeshjet ishin të ekuilibruara”.

“Shqipëria ka në përbërje lojtarë të rrezikshëm si Taulant Xhaka, vëllai i Granit Xhakës që luan me Arsenalin dhe Zvicrës dhe lojtarë të tjerë që luajnë në kampionate të niveleve të larta. Ne duhet të zhvillojmë lojën më të mirë dhe të marrim fitoren e tre pikët dhe mundësinë e kemi”, u shpreh Alex McLeish, trajner i Skocisë.

Sfida e së hënës mes Skocisë dhe Kombëtares është e para në historinë e këtyre dy skuadrave.

Në të njëjtën kohë, për britanikët ajo me kuqezinjtë është e para për ta në Ligën e Kombeve dhe në “Hamden Park”, ata do të kërkojnë të harrojnë humbjen 4-0 të pësuar në miqësoren me Belgjikën. /Top Channel/

Exit mobile version