Trajneri i Përfaqësueses së Skocisë, Alex McLeish, foli për RTSH pas ndeshjes së fituar kundër Kombëtares së Shqipërisë me rezultatin 2-0.
Ai theksoi se ekipi i tij e kishte merituar fitoren dhe se është i kënaqur me paraqitjen e skuadrës.
“Jam i kënaqur me skuadrën time, pasi bënë një lojë mjaft të shpejtë. E merituam fitoren”.
“Kishim shumë raste, por kishim dhe kishim më shumë presion. Edhe Shqipëria kishte rastet e saj, por ne kontrolluam lojën”.
“Ne e respektojmë Shqipërinë, nuk e prisnim kështu. Shqipëria ka lojtarë që luajnë në nivele të larta”.
“Ne kishim topin gjatë gjithë ndeshje. Ata bënë ndeshjen e tyre”, u shpreh Meklish pas ndeshjes, shkruan SportEkspres.
Ndeshja e ardhshme e Shqipërisë në Ligën e Kombeve është kundër Izraelit.