Në deklaratën e tij pas humbjes ndaj Kumanovës në kuadër të BIBL, trajneri i Prishtinës, Jeronimo Sarin, ka thënë se ekipit të tij i duhen lojtarë.
“Ka qenë vështirë të luhet kjo ndeshje. Kumanova e meritoi fitoren. Ne dolëm me 6 lojtarë në këtë takim dhe kur tre nga ta nuk janë në nivelin e tyre, atëherë është e pamundur të fitohet,” ka thënë Sarin shkruan faqja zyrtare e BIBL.
“Uroj Kumanovën për fitore ndërsa ne duhet të kërkojmë lojtarë shtesë në treg. Me vetëm dy të huaj, katër lojtarë vendor dhe 4 të rinj, është e pamundur të luhet mirë. Ka qenë ndeshje e vështirë për ne ajo me Teodon javën që shkoi. Ndërsa për ndeshjen e radhës varet çfarë ekipi do të kemi. Nëse do të marrin disa lojtarë të ri, do të jetë mirë, nëse do të mbesim me këta, do të jetë vërtetë vështirë,” ka shtuar më tej Sarin, transmeton borozani.
Sigal Prishtina ka bilanc aktual prej 2 fitoreve e 3 humbjeve në Grupin A të BIBL. Duelin e radhës bardhekaltërit e zhvillojnë si mysafir ndaj Teodos.