Telegrafi

Trajneri i Shqipërisë U21, Alban Bushi sqaron festën pas fitores ndaj Kosovës: Ishte festë normale

Trajneri i Shqipërisë U21, Alban Bushi doli sot (e enjte) në një konferencë për shtyp, ku foli për ecurinë e shpresave kuqezi në eliminatoret e Europianit, fitoren ndaj Kosovës dhe raportet me trajnerin e Kombëtares, Edi Reja.

Shpresat e Shqipërisë mposhten Kosovën me rezultat 2-1 në një ndeshje të zhvilluar në Elbasan Arena para disa ditësh.

Megjithatë, bujë të madhe bëri festa e futbollistëve të Shqipërisë U21 pas ndeshjes.

Lexo po ashtu Shqipëria U21 fiton ndaj Kosovës U21, vendos pjesa e dytë

Këtë festë e ka cilësuar si normale trajneri i tyre Bushi, i cili ka thënë se edhe Kosova ka festuar njësoj kur e ka mposhtur Shqipërinë.

“Është njëlloj si me çdo ekip, sepse për sa kohë lodhesh dhe punon, normal vjen ai lloj shpërthimi, adrenaline”.

Lexo po ashtu Moment emocionues - futbollistët e Kosovës iu bashkohen atyre të Shqipërisë duke e kënduar së bashku himnin kombëtar

“Unë gëzohem edhe kur fitoj në kalçeto [futboll i vogël], edhe pse mund të kem vëllanë tim përballë”.

“Edhe Kosova ka festuar kur mundi Shqipërinë 3-0 në Zvicër, është normale. Kur luan Kosova dua që ata të fitojnë, e dua më zemër. Këtë herë doja fitoren e Shqipërisë”, ka thënë Bushi.