Roberto Martinez ishte ‘krenar’ me kapitenin Romelu Lukaku, pasi sulmuesi i Interit shënoi dy golat e fitores 2-1 të Kombëtares së Belgjikës në udhëtim te Islanda në Reykjavik.
Sulmuesi i Nerazzurrëve shënoi golin e vetëm të Belgjikës ndaj Anglisë fundjavën e kaluar, ndërsa mbrëmë shënoi dy gola dhe Martinez nuk mundi të mos e lavdëronte yllin e tij.
“Nuk ishte e lehtë të vish dhe të luash këtu. Fusha nuk ishte e mirë, por unë nuk po kërkoj justifikime dhe është e vërtetë që performanca jonë nuk ishte perfektë”, ka thënë fillimisht Martinez për RTBF.
“Jam shumë krenar për Romelu Lukakun dhe të gjithë mund të jenë”.
🇧🇪 Lukaku fires section leaders Belgium to another victory ⚽️⚽️#NationsLeague pic.twitter.com/6rpA0sQmOx
— UEFA EURO 2024 (@EURO2024) October 14, 2020
“Ai kishte një ndeshje të jashtëzakonshme dhe ishte mbresëlënës në disa aspekte. Shiriti i kapitenit ndoshta i dha atij një dimension tjetër”, përfundoi trajneri i belgëve.
27-vjeçari ka shënuar tre herë në tre ndeshje të Serie A deri më tani këtë sezon, ndërsa është gati për derbin e fundjavës ndaj Milanit. /Telegrafi/